Transcript
Mirëdita profesor.
Jemi këtu së bashku me Profesor Trajçe Grujoski.
Fillimisht dua të ju falënderoj që pranuat ftesën për këtë intervistë.
Dhe të jeni pjesë e këtij projekti Persona të rezistencës.
Për fillim do t'ju lus të na prezantoheni. Emri juaj, vendi dhe data e lindjes.
Mirë. Unë jam Trajçe Grujoski.
Kam kryer Fakultetin Juridik Ekonomik të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi".
Kam ligjëruar si profesor në Fakultetin e Ekonomisë
dhe Fakultetin për sigurim në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup.
Por edhe në Manastir në Universitetin
"Kliment Ohridski" në lëndën Sistemi politik.
Më tregoni, kur keni lindur? Datën e lindjes?
Unë kam lindur më 19 gusht 1921 në fshatin Rakovo, Komuna e Follorinës, Greqi.
Tjetër?
Është në rregull.
Familja, duhet?
Nëse dëshironi, përmendini. Për familjen, stazhi juaj i punës.
Jam i martuar. Unë kam një djalë dhe vajzë. Prej tyre kam katër nipër dhe gjashtë stërnipër.
Gruaja ime vdiq para katër viteve. Ajo ishte mësuese. E lindur në Shtip.
Përndryshe, familja jonë jetonte në Manastir, Shkup dhe Beograd. Për shkak të funksioneve të mia pas çlirimit.
Gjatë gjithë kohës kam qenë i punësuar në funksione politike.
Së pari në kryesinë e qeverisë së Republikës Popullore të Maqedonisë.
Cilin vit?
Është dyzet e ... prisni pak, cilin vit ishte fitorja?
45-ën.
45-ën. Pra, unë isha në 46-n në atë funksion.
Isha shefi i Seksionit për ndërtimin e qeverisë popullore.
Pas kësaj kalova në funksionet politike.
U ktheva në Manastir. Isha kryetar i Këshillit të Komunës dhe Këshillit të Qarkut.
Atëherë kishte vetëm 7 qarqe në Maqedoni.
Një prej tyre ishte i Manastirit. Unë isha kryetari i Kuvendit të Qarkut të Manastirit.
Pas kësaj u bëra anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë. Ajo ishte Qeveria e Maqedonisë.
Aty punova 3 -4 vjet dhe më në fund përfundova atje si zëvendëskryetar.
Në atë shërbim isha për më shumë vite. Dhe kështu një kohë kam qenë edhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ.
Atëherë isha i ngarkuar si sekretar
ne ministrat nuk i quanim ministra - të gjithë ishin sekretarët. Unë isha Sekretari për Legjislacion.
Kryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ ishte Petar Stamboliq.
Së fundi, kur mbaroi mandati im atje
më ofronin vende të tjera, por unë vendosa të shkoj në Maqedoni.
Dhe unë u bëra gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë.
Kjo përfundoi.
Dhe kaq.
Cilin vit shkuat në pension? Diku në 80-at?
80-at, po.
Le të kthehemi pak në të 40-at dhe në atë periudhë.
Po?
Më thuaj kush dhe si i ndikoi në formimin e qëndrimeve tuaja për rezistencën antifashiste?
T'ju them të drejtën, kur mendoj për këtë, çuditem edhe vetë se si u bë kjo.
Për shkak se unë isha nga ata të rinj të cilët merreshin me politikë.
Për mua ishin primare libri dhe mësimi.
ЗKreva shkollën e mesme me sukses të shkëlqyeshëm dhe pastaj kështu u zhvillua filmi më tutje.
Megjithatë, atëherë ishte kohë e tillë.
Erdhi koha, fillimisht ... erdhi një valë, tek e cila qytetari i thjeshtë gëzohej nëse do të dëgjonte ndonjë fjalë: demokraci, drejtësi dhe fjalë të ngjashme.
Do të shkoja në kinema, jam shumë i dhënë pas filmit në kinema. E tërë salla është e plotë.
E shohim "Jeta e Emil Zolas," i filmuar me Entoni Kuin - aktori kryesor.
Dhe ai në dialogë të tillë dhe gjëra të tilla do të përmendë "drejtësi", do ta përmendë fjalën.
E gjithë salla do të ngrihet më këmbë, njerëzit do brohorisin: "Drejtësi! Drejtësi! Drejtësi"
Kjo është njëra. Në shkollë ku studioja, në shkollën e mesme, kishte fëmijë nga të gjitha pjesët e Jugosllavisë.
Në veçanti, ishte, një boshnjak, i cili i tha vetes se është deputet dhe hipi në katedër që të na mbajë fjalim. Neve të gjithëve.
Ishte ndikimi tillë. Dhe ai do të përdorë "drejtësi" dhe çfarë di unë.
Dhe më në fund
në shkollë kishim një klikë letrare "Ivan Gunduliq" quhej.
Atje mbaheshin referate, hartime letrare por edhe diskutime politike, grindje të mëdha politike, siç është tani.
Dhe aty fillova të përcaktohem.
Atëherë ishte gjë e freskët të themi, krijimi i Republikës Sovjetike.
Në vitin 17-të. Dhe ne jemi...unë e mbarova në vitin e 40.
Kjo është 20 vite e ca.
Dhe në situatën politike botërore më aktuale ishte Spanja.
Në Spanjë kishte luftë civile në të cilën mori pjesë një brigadë ndërkombëtare.
Ata ishin të gjithë komunistë, por nga e gjithë bota. Ata shkuan dhe luftuan mirë.
Dhe e gjithë kjo kishte ndikim te të rinjtë. Të gjithë të rinjtë në Manastir flisnin vazhdimisht për ato ngjarje.
Pra, kështu më kapi ajo, ta quaj, fryma e anti-fashizmit.
Italia kishte pasur luftë në Abisini. Në Afrikë.
Ndërsa gazetat në Mbretërinë e Jugosllavisë ishin interesante me shkrime objektive.
Për këtë luftë, të dyja palët si ajo spanjolle dhe ajo abisine
gazeta shkruanin aq mirë sa që unë
ndjehesha sikur jam atje. Edhe unë marr pjesë në këto luftime, në ato luftime
gazeta shkruanin aq mirë sa që unë
ndjehesha sikur jam atje. Edhe unë marr pjesë në këto luftime, në ato luftime
punët e vështira të popullit dhe kështu me radhë.
Dhe kështu
bëmë në shkollë, vetë ne nxënësit, një grup
që nuk kishte lidhje me organizatën, por në mënyrë të pavarur
kishte disiplinën e vetë, mblidheshim njëherë në javë. Diskutonim për çështje të tilla aktuale politike dhe kështu me radhë.
Dhe kur u ndreq gjendja në partinë në Manastir
më ftuan pranova menjëherë të bëhem anëtar.
Kjo ishte koha e Stiv Naumov.
Stiv Naumov ishte student i Universitetit të Beogradit.
Kjo ndodhi në vitin 1941, apo jo? - Po.
Dhe unë njihesha me atë, sepse ai ishte nga fshatrat nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë.
Fshati i tij dhe fshati im janë të afërt.
Madje në të dy shpikëm kinse jemi farefis.
Dhe kur do ta shikoja të pikëlluar do ti thosha: "Mos u pikëllo
sepse ne maqedonasit e Egjeut do ta rilindim Maqedoninë."
Ai do të fillonte të qeshë dhe qeshte me gjithë zemër.
Kishte një buzëqeshje infektuese. Më lidhi edhe më tepër.
Çdo ditë isha me të.
Kështu ai më bëri anëtar të Partisë Komuniste.
Pas kësaj filloi të zhvillohet filmi...
Unë u bëra anëtar i komitetit vendor të LKJR (SKOJ).
Këtë komitet vendor e udhëhiqte Desa Miljovska
e ... thuaje ... gruaja e Kirill Miljovski, në Manastir.
Pra, kështu e aktivizuam komitetin vendor dhe unë isha përgjegjës për LKRJ në shkolla.
Atëherë në Manastir kishte 5 shkolla të mesme. Në çdo shkollë bëmë nga një organizatë të LKJR-së në Manastir.
Kjo u kremtua dhe filloi të tregohet si shembull dhe ku e di unë.
Dhe kështu mu rrit edhe...
egoja, kështu u hapën horizonte të reja në organizatën.
Në një bastisje në organizatën në Manastir
ishte në vitin 41, diku ... 41
u bë një bastisje në organizimin e partisë.
Dhe bullgarët bënë arrestime.
Unë u shqetësova kur dëgjova se kishin arrestuar një nga shokët tim
Andon Pop Andonov quhej dhe me atë kam qenë bashkë që në fëmijëri, gjatë gjithë kohës ishim bashkë, së bashku hymë në parti dhe kështu me radhë.
Dhe nga vendi i punës ku isha, u ngrita dhe thashë: "Duhet të dal jashtë."
Dhe dola në rrugë. Dhe në rrugë, në grup... në qosh të një rruge
që është rruga kryesore te kinemaja
një që e quanim ... (i pakuptueshëm) ... i Manastirit, me disa policë.
Ai i tregonte komunistët dhe policia i arrestoi menjëherë ata.
Unë kalova dhe ai tundi kokën e tij. Nuk shkova as 20 metra më tutje, polici vraponte pas meje.
"E pra, çfarë është puna? "Eja me mua."
"Pse i them duhet të shkoj tani? Kam punë. Nuk do të vij."
Më mori nga shpatullat, më shtyu, më çoi atje në qosh ku ishin ata mbledhur
dhe ata me shenjë, konfirmuan se jam ai, që më kishin treguar
dhe më futën drejtë podrumin në Zyrën e policisë rajonale në Manastir.
Kur hyra brenda shoh një grusht njerëz si unë të sjellë aty:
komunistë, skoevca dhe kështu me radhë. Të gjithë ne qëndrojmë dhe shikojmë në mur. I tillë ishte urdhri.
Dhe na morën në pyetje një nga. Erdhi radha të më marrin mua në pyetje.
Dhe thirrën aje.
"Trego kur u bëre komunist?"
Kështu që unë i them: "Kush ju ka thënë juve se jam komunist? Unë jam vetëm një student."
"Jo, ne dimë çdo gjë! Gjithçka dimë (në gjuhë bulgare)"
Mirë pra "- u them "nëse më sollët këtu më thoni se çfarë bëj?"
"E do të na tregosh nëse do të fitojë komunizmi?"
Unë u them: "Sa mësoj në shkollë, që mësojmë në ekonominë politike dhe në disa raste të tjera
kudo flitet se komunizmi nuk do të fitojë.
Por... si mendon populli, atë e nuk e di.Unë jam vetëm një student."
Sjell një copë letër dhe thotë:"Hajde shkruaj tani këtu. Çdo gjë që di."
Unë menjëherë vlerësova se ai nuk do të më pyesë
se cili në organizatë është me LKRJ-në ose partinë ose kush janë ata komunistë të Manastirit.
Nuk më pyeti për këtë. Unë nuk iu përgjigja asgjë.
Dhe menjëherë i tregova atë se në lëndën e ekonomisë politike në të cilat kam 5-she nga profesori
shkruan këtë dhe këtë.
Dhe nuk e di se çfarë, punë të tilla. Nuk ka asgjë.
A ishte kjo e qëllimshme, për shkak të ndonjë ndërhyrje, nuk e di.
Por nëna ime, një grua fshatare e thejshtë
dhe unë jam fëmija i 5-të, 4 vdiqën para meje.
Dhe nuk e di se çfarë bëri, në gjithë botën që të më mbajë gjallë.
Dhe emrin ma dha që të zgjas (trajçe).
Dhe supozoja, pastaj e pyeta, nuk donte të më tregojë haptas, por më tha:
"E mirë pra, kështu diçka”, kuptova se kishte intervenuar ajo.
Gjithandej në polici "Të ma lironi djalin dhe nuk e di se çfarë..."
Gjithandej në polici "Të ma lironi djalin dhe nuk e di se çfarë..."
Nuk më rrahën fare.
Atë që e shkrova nuk ishte asgjë. Më mbajtën një ditë në bodrum.
Ishim së bashku me disa të tjerë
komunistë të njohur dhe më liruan. Dhe të tjerët i liruan.
Nga të gjithë që i kapën vetëm katër veta i dërguan në kampin e përqendrimit në Bullgari.
Të gjithë të tjerët i liruan.
Atëherë ata akoma ishin të freskët dhe nuk donin të tregohen të...
vrazhdë
vështirë, ku e di unë.
Pra ato gjykime ... ato arrestime ishin të shkurta dhe kështu përfundoi.
. Pas kësaj, thashë nuk do të bie edhe njëherë në burg.
Dhe ditën e gjykimit kisha ikur nga shtëpia.
Nuk flija në shtëpi. Disa ditë. Sepse supozoja se do të vijnë.
Mbasi dolët nga burgu në atë periudhë...-Po de, atë kohë, disa muaj
aha, ashtu...
Supozoja se do të vijnë. Dhe flija jashtë.
Shtëpia ishte në fushë të gjerë në periferi të qytetit.
Njerëzit nuk dinin asgjë rreth komunizmit dhe gjërave të tilla.
Domethënë nuk isha i kompromentuar. Dhe kur dëgjova qenin në shtëpi të lehë.
Unë kisha një qen të madh.
Kur u vërtetova se tek unë në shtëpi ka tollovi dhe atëherë thashë: "Oh, kjo është për mua."
Ika nga atje. E dija se kishin ardhur për mua. Edhe...
Kush ishin ata? Policia, a po?
Po.
Ishte verë. Në fund të verës.
42-ën?
Më 41-shin
A ishte në gusht ose shtator, kështu mbërrita në njësitë partizane.
Dhe prej atëherë nuk më kapën më, nuk më rrahën, nuk më dhunuan, nuk më torturuan.
Shpëtova prej tyre.
Edhe një herë, tani flasim për 42-shin? A po? Kaluat partizan më 42-shin. - Po, e saktë.
1942-shin, në të cilën njësi keni qenë?
Në 42-shin shkova në partizanët në "Jane Sandanski".
Si ratë në kontakt ... si dukej ajo ... të bëhesh partizan?
Kisha lidhje në qytet.
Komiteti vendor kishte bërë kanal dhe kur donte një person të shkojë bëhej përmes përcjelljes
e çojnë deri te njësia. Kështu më çuan mua.
Ku ishte njësia?
Njësia ishte mbi fshatin Lavci.
Në malin Pelister.
Mendova se kush e di se çfarë njësie do të takoja, një organizatë-të tillë të atillë.
Asgjë. Kur shoh, shumica ishin nxënës të gjimnazit dhe disa nga shkolla të mesme.
Kishte disa intelektualë. Dhe kjo ishte e tërë njësia.
Ndërsa ne mësonim se pa klasën punëtore nuk ka revolucion.
Dhe kjo, intelektualët, fshatarët, artizanët, pronarët e vegjël
ata janë pronarë të vegjël dhe nuk mund të bëjë revolucion. Tek ata nuk ka besim.
Dhe menjëherë t'ju tregoj një histori në Manastir.
Para se të vijnë Bullgarët, nga koha e Mbretërisë së Jugosllavisë.
Stiv më lëshoi të jem instruktor në një organizatë artizanale-partiake.
Instruktor, kjo do të thoshte unë shkoja në takimet e tyre dhe do të ndihmoja ta kuptojnë buletinin e partisë.
Quhej "Proletar".
Mirë pra, atje i lexoja artikujt, interpretoja, bënim diskutime dhe kështu me radhë.
Dhe tani erdhi një rishikim i organizimit të partisë së Manastirit, erdhi një anëtar i Komitetit Qendror të Jugosllavisë.
Erdhi në një takim të organizatës sonë të partisë.
Dhe fillon: "Ti, çfarë je ti?";"Punëtor pra."
"Ti, çfarë je ti?", dhe kështu i kaloi të gjithë deri tek unë.
"Unë:" i them "unë jam student."; Dhe sikur ta kisha shpuar, u hodh dhe tha: "Çfarë kërkon ti këtu?"
Po qysh, çfarë kërkoj këtu? Erdha në mbledhje.
Më kanë dërguar në mbledhje."
Mor, çfarë kërkon ti këtu? Si guxon të marrish pjesë këtu? Ti je intelektual, për ty nuk ka vend këtu"
"Nuk ka vend për mua, sepse unë jam një intelektual, paramendo?"
Një qëndrim dogmatik, i cili është intelektual dhe anëtar i Komitetit Qendror të Jugosllavisë.
"Ah," thashë se "nuk do të bëj sherr, unë do të shkoj te Stivi".
Shkoj dhe i tregoj atij, ai filloi të qeshë:
"E pra të tillë jemi, çfarë të bëjmë, të tillë janë ata."
Mirë pra, përfundoi kjo, por të shikoje se çfarë ishte ai qëndrimi dogmatik në parti atëherë.
Klasa punëtore, vetëm ajo mund të bëjë revolucion.
Dhe kur erdha në njësitë partizane, nuk kishte asnjë punëtor.
"Bo, bo," thashë, "tani, ku është ai të shohë se si të bëjë revolucion kur nuk ka asnjë punëtor në njësinë?"
Dhe kështu kaloi ky episod.
Unë qëndrova në njësinë .. më vendosën në shtabin e njësisë.
Dhe për shkak se gjithçka ishte e mbushur ... më bënë zëvendës komisar për ushqim. Demek unë do ta ushqeja njësinë.
E pra, përjetuam çfarë përjetuam, endeshim majtas-djathtas, bënim disa kombinime.
Pastaj, u ndërrua njësia, u ndërruan punët dhe udhëheqësia.
Unë mora funksione të tjera.
Çfarë munda të gjej dhe të lexoj, viti 1941 dhe 42 ishin shumë të vështira për partizanët.
Ishin.
Si duruat, ajo që ju motivonte në kushte të tilla të vështira? Sidomos njësia juaj kishte mjaftë luftime, nëse jam mirë i njoftuar.
Po. Kishte luftëra, por iknim. Pra, kur do të kriste, ikja ishte ilaçi.
Dhe kështu qëndruam të shëndetshëm dhe të gjallë.
Por, në kuptimin e vërtetë të luftës
kur unë merrja të analizoj, isha i pakënaqur.
Për shkak se nuk kishe luftë.
Dhe kur diskutoja atje,
natyrisht kuptohej se nuk e hapja, këtë, temën dhe mendimin tim, sepse nuk e dija se çfarë do të bëhet, si do ta kuptojnë atë.
Disi gjërat filluan të lëvizin pas kësaj.
U nisën nga kuptimi se njësia u pozicionua realisht
caktoi një detyrë ta edukojë popullin.
E mori këtë funksion të edukatorit të popullit.
Hyn njësia në fshat bën këshill me fshatarët
ja shpjegon situatën, u tregon politikë, aty-këtu....
Ata do të bien dakord. Kuptohet.
Dikush nga frika, dikush nga përcaktimi dhe kështu me radhë. Orientimi ideologjik.
Edhe ai funksion shkonte mirë.
Ishte e mjaftueshme që të flitej për partizanët.
Se: "Ka partizanë." "Erdhën partizanët" "I pamë partizanët."
Ata janë të tillë, të atillë. Sepse propaganda zyrtare thotë se "Partizanët janë serbë."
"Partizanët duan ta kthejnë Serbinë" "Ata janë shulkari." "Ata nuk janë nikoqir të mirë"
"Ata luajnë bixhoz me jetët tuaja, fshatarë" dhe kështu me radhë.
Një propagandë e fuqishme dhe kështu kur do të shihnin me sytë e tyre ishte krejt ndryshe
prapë se prapë i ndryshonin pikëpamjet e tyre, e vërteta përhapej.
Kështu ai njësit kaloi rrugë të gjatë.
Së pari mori detyrë të shkojë në Moriovë.
Në fshatrat e Moriovës ... (kollitet) ... për t'i përpunuar njerëzit atje.
Ku?
Moriovë.
Ku është ajo?
Moriova është mes Prilepit dhe Manastirit. - A, Mariovë. Ah, mirë. - Dhe ju e thoni me a.
Ku është ajo?
Moriova është mes Prilepit dhe Manastirit. - A, Mariovë. Ah, mirë. - Dhe ju e thoni me a.
Do të thotë Mariovë.
Dhe kinse do të kem edhe njësitin partizan Prilepas
dhe të dy njësitet atje do të formojnë territor të lirë.
Dhe kinse do të kem edhe njësitin partizan Prilepas
dhe të dy njësitet atje do të formojnë territor të lirë.
Territori i lirë është diçka si shtet, gjysmë shtet.
Komandë mbi partizanët, jo mbi pushtetin.
Ajo është larg. 30 kilometra.
Aso kohe vështirë ishte të shkoje, nuk kishte as shumë rrugë.
Dhe prandaj ka thënë, ka vendosur ndonjë shtab, sepse atje do të jetë territor i lirë.
Ne u organizuam të shkojmë atje.
Kishin rënë dakord për nisjen , kishin rënë dakord për ditën kur do të vinin prilepasit dhe pastaj më pas së bashku do ta kombinojnë...
Kaluam nëpër shumë fshatra të Follorinës
por kudo e kishim të ndaluar të organizojmë mitingje dhe të na shohë populli.
Partia Komuniste Greke kishte ndalim.
Thoshte: "Nuk guxoni të ndërmerrni asnjë aksion në territorin tonë
sepse në të kundërt Gjermanët do të na i djegin fshatrat.“
Dhe na duhej ta respektonim qëndrimin e tyre.
Do të kalonim nëpër fshat, do të shkonim te fshati tjetër dhe kështu
kufirin e kalonin nëpërmjet lumit Eleshka, ashtu quhet.
Dhe në njësitin kishim një, quhej Anestij
Dhe tani, arritëm deri te lumi. Natën. Ka shumë ujë, shihet, mund të biesh dhe të mbytesh.
Na duhej të hiqnim rrobat dhe të zhvisheshim vetëm më brekë, të shkelnim ujin.
Dhe ai bërtiti: “Kur isha fëmijë Serbët më lavde... lavdëronin:
“Kemi shkelur Lumin e Zi deri në kërthizë.“
Tani kur do të kthehem unë në Manastir do të them se edhe ne e shkelëm lumin, por mbi kërthizë, deri në fyt.
“Kemi shkelur Lumin e Zi deri në kërthizë.“
Tani kur do të kthehem unë në Manastir do të them se edhe ne e shkelëm lumin, por mbi kërthizë, deri në fyt.
Ne jemi më shumë se ata.
Tani kur do të kthehem unë në Manastir do të them se edhe ne e shkelëm lumin, por mbi kërthizë, deri në fyt.
Ne jemi më shumë se ata.
Dhe kështu kaluam nëpër ato fshatra, erdhëm në Kajmakçallan.
I njeh malet? - Po.
Erdhëm në Kajmakçallan, nga ana jugosllave.
Dhe tani, na zuri dita, e gjithë kjo që ndodh natën. Ndërkaq atje na zuri dita. Ditën e parë, shihnim diell, kështu gjëra.
Dhe, dikush në një pemë pa thana. Qenka pemë me thana.
Ndërkaq ishte vjeshtë, gjethet kishin rënë, mirëpo frutat kishin mbetur në pemë.
Dhe kur e pamë të gjithë i hapëm sytë. Sepse ishim të uritur, nuk kishim ngrënë asnjë gjë.
Të paktën me këtë bëmë diçka. Ky, me urinë, si quhet.
Unë atëherë e haja vetën, sepse isha zëvendës i komisarit për ushqim
ndërsa gjatë udhëheqjes sime
kur paraqisja raport, thashë se
nuk e di sa muaj, për dy ose për tre muaj, njësiti ka ngrënë 17 kille piper bukove.
Sepse kjo ishte më lirë, dhe kështu atë e hanim.
Kur mbërrinim në ndonjë hardhi me rrush, ku kishte rrush dhe arë, ku ishin mbjellë patate
nxirrnim, merrnim nga ato patate, do të linim para në arë. Kur do të vinte pronari të shihte se e kishim paguar.
Kinse nuk jemi vjedhacakë.
Këto ishin ca punë fëmijërore por edhe këto ndodhnin.
Dhe tani kur i pamë thanat, menjëherë të gjithë i çakërritën sytë.
E sulmuam pemën, i mblodhëm thanat, dhe i hëngrëm.
Dhe tani kur i pamë thanat, menjëherë të gjithë i çakërritën sytë.
E sulmuam pemën, i mblodhëm thanat, dhe i hëngrëm.
Nuk kaloi as një orë, të gjithë na kapi diarre. Diarre!
E sheh të gjithë njësitin, të gjithë atje nëpër... (nuk kuptohet)... dhe kështu pastaj.
Dhe, arritëm te fshati Manastir.
Atje kishte një manastir dhe prandaj kështu quhej edhe fshati Manastir.
Për manastirin kujdesej një emigrant rus.
Ai Rusi kur pa partizanë
u frikësua dhe filli të gatuajë ushqim, siç duhet, si për mysafirë.
Ne atje u gostitëm. Atje qëndruam tri ditë, por ja hëngrëm të gjitha...
Njësiti Prilep nuk erdhi.
Erdhi raport se njësiti është likuiduar në malin Mukos.
Ishte njësiti i parë Prilepas i cili u likuidua. Dhe të mos presim assesi.
U mblodhëm në shtab: “Çfarë bëjmë tani?“ Çfarë do të bëjmë? Nuk kemi asnjë lloj lidhje. Mariova është shkretëtirë.
Si e para e punës, nuk ka ushqim. Kthehemi prapa, thashë.
Që atje, në drejtim të Novacit të ura. Ta kalojmë lumin Crna, sepse ai lum është tepër i madh, nuk mund ta kalosh në këmbë.
Dhe kaluam urën. Ishte natë. Nuk kishte, asnjë nuk na pa, vetëm se takuam dy ushtarë bullgarë.
Ata, shkoi komisari, ndërsa komisari ishte Josif Josifovski.
Ai shkoi dhe pyeti: "Mos patë malësorë, ju, në këto anë?“ “E, jo, nuk pamë.“
“Sepse ne ata i kërkojmë, nëse i shihni.” “Nuk pamë.“ “Mirë.”
Do të thotë, nëse thotë atje, të tregojë se kërkojmë malësorë.
Ai kushedi se çfarë tha, ne u larguam që atje. Kaluam kryesisht në urë. E kaluam lumin Crna.
Erdhëm në rajonin e Manastirit në fushë dhe u ndamë në dy grupe.
Nuk ka njësit, ka grupe.
Një grup do të shkojë në atë fshat, tjetri në tjetrin dhe kështu me radhë. Të marrë njësitin.
Kjo ndodhi vitin 1942 afër vitit 43? Do të thotë atë dimër, ashtu?
Saktë. - Deri kur qëndruat me partizanët?
Kjo ndodhi vitin 1942 afër vitit 43? Do të thotë atë dimër, ashtu?
Saktë. - Deri kur qëndruat me partizanët?
Unë qëndrova deri në vitin 43 Diku nga fundi.
Por kështu e kalova gjithë atë segment kohor.
Njësiti fillimisht u nda këtu.
Grupet u larguan secili në vendin e vet
dhe nuk kishte më njësit partizan. Nuk ka... (nuk kuptohet)... gjithçka është ilegale, gjithçka është një heshtje.
Këto ishin ato fshatra rreth Bistricës, nëse e di se ku ndodhet.
Ato ishin fshatra të bukura, popull i mirë, të vetëdijshëm, patriotë dhe kaluam.
Ato muaj dimri. Në pranverë, grupet u mblodhëm përsëri.
Sepse e kaluam një teren të madh. Unë për shembull, nuk isha vetëm në një fshat.
Unë përsëri vajta në pjesën e Maqedonisë të Egjeut.
Atje kam xhaxhanë në Kleshtina të Madhe... Të Epërme, quhet, Kleshtina e Epërme. Ka edhe Kleshtina e Poshtme.
Xhaxha, kushëri i babait.
I prezantohem atij, unë jam ky e ky, nipi jot. “A, kam dëgjuar! Mirëserdhe. E di, di për ty, unë e di. “
Asnjë gjë tjetër nuk folëm.
Atje ndenja dy javë. Pastaj erdhi lajm të kthehem përsëri prapa.
Sepse edhe njësiti, është mbledhur, grupet janë mbledhur dhe kanë bërë një gjuajtje me armë.
Kanë sulmuar stacionin hekurudhor te fshati Srpci.
Plani paska qenë, do të shkatërrojmë stacionin hekurudhor, treni do të ndalojë, do të shkaktohet dëm, hekurudhën do ta dëmtojmë dhe kështu me radhë.
Dhe, shkojnë ditën. Treni vjen diku nga ora 5 pas dite.
Ka ardhur treni, por edhe atje ka pasur ushtarë bullgarë.
Kur kanë dalë ata ushtarët bullgarë atëherë ka ndodhur shtënia me armë zjarri. Ata kanë shtënë me armë, kanë shtënë me armë edhe tanët.
Do të thotë dëshira u plotësua, njësiti të jetë njësit i cili shtie me armë.
Dhe, shtënie me armë, shtënie me armë. Nuk u vra askush, as nga ne as nga Bullgarët.
Kryesisht e gjithë policia Bullgare u çua në këmbë nga Manastiri.
Me kamionë, me automjete, me nuk e di çfarë çudira, erdhën në atë stacion të na kërkojnë.
Ndërsa njësiti për atë kohë ishte tërhequr në mal dhe derisa ata erdhën e gjithë puna u krye.
E tani, ai njësit u transferua në pjesën e Maqedonisë së Egjeut. Në fshatin tim. Më kërkuan atje.
Atje i njoftuan se unë gjendem në Kleshtinë të Madhe... Klestinë të Epërme.
Dërguan lajm dhe menjëherë me të nxituar, mbërrita atje.
Dhe përsëri tani me njësitin
u nisëm nëpër të gjithë Maqedoninë e Egjeut. Atëherë Partia Greke ndryshoi qëndrimin e saj.
Lejoji aksione, aksione partizane në territorin e saj.
Pas ne erdhi i gjithë njësiti "Dame Gruev".
Tani kemi dy njësite.
Edhe Organizata Partizane e Follorinës, formoi njësitin e saj. Tri njësite.
Njësiti i Follorinës, ata donin dhe u transferuan nën komandën e "Dame Gruev-it" tonë.
Sepse ne paskemi pasur përvojë.
Të gjitha tri njësitet kaluam disa fshatra të Follorinës.
Interesante ishte në fshatin Buf.
Nuk e di nëse keni dëgjuar për këtë fshat, vlente si fshat bullgarofil.
Kur dëgjuan se ne jemi partizanë, u mblodhën të gjithë fshatarët.
Na ftonin nëpër shtëpitë të na gostitin.
Nuk e di. Një atmosferë e pa përshkruar. Çudi.
Ai transformim sigurisht ka ndodhur për shkak të imazhit të gabuar.
Njerëzit nuk kanë qenë bullgarofilë, por dikush ka thënë se janë
Dhe kështu, emocionet time u kënaqën.
Kaluam në pjesën e Egjeut, një periudhë të caktuar, kështu një mua, dy, të tri njësitet kështu.
Dhe përfundimisht “Dame Gruev” vendosi të kthehet në territorin e vet dhe të shkojë në rajonin e Ohrit – Strugës.
Sepse atje duhet të formojë njësit më të madh.
Ata ishin të njësitit të Manastirit ose të Ohrit? “Dame Gruev"?
“Dame Gruev” ishte njësit i Manastirit – Prespës.
Dhe, ata shkuan andej, ne ngelëm në këtë pjesë, dhe kështu vazhdoi puna.
Tani tu pyes çfarë mendoni për veprimin e lëvizjes partizane?
Diçka më përmendët për disa element që ju kanë pëlqyer dhe diçka që nuk ju ka pëlqyer. Nëse ka veprime
diçka që nuk ju ka pëlqyer dhe ju ka ngelur si e tillë në kujtim?
: Kishte veprime. U përzjeva diçka atje, por nuk ndihmoi.
Të themi policia bullgare e di që ka këtu njësit, këtu jam, afër.
Dhe na ndjek.
Jo vetëm që na ndjek por edhe infiltroi dy njerëz në njësit.
Epo tani, ne i pranuam ata, ishin manastirli.
Dhe një ditë komisari dhe një partizan duhej të shkonin në qytet, të kryejnë ndonjë punë.
I ka ndalur ndonjë polic dhe: “Ja na i jepni letërnjoftimet.“
Këta i thanë: “Nuk kemi, unë jam nga Prilepi kam ardhur mysafir”, ndërkaq ishte festa e Shën Mërisë. Shën Mëri e Madhe.
Ai bërtiti: “A, ashtu ë?” kur e përmendëm emrin Prilep, ai tha të dyshim... të dyshimtë.
Dhe shpejtë, do ti çojë në stacion policor.
Ata kur e kanë parë, janë rebeluar dhe u kanë ikur me nxitim. Ai nuk ka qëlluar me armë.
Erdhën lart. Ne ishim në mal dhe rreth fshatit atje, Llavci.
Me siguri keni dëgjuar ai është fshat i njohur malor. Ndërkaq kishte njësit bullgar brenda në fshat.
Por fshatarët të gjithë janë me partizanët.
Me siguri keni dëgjuar ai është fshat i njohur malor. Ndërkaq kishte njësit bullgar brenda në fshat.
Por fshatarët të gjithë janë me partizanët.
Dhe tani ne, duhet ta ndërrojmë kampin ku ishte njësiti, sepse këta bullgarët, u nisën, do të na ndjekin nëpër mal.
Dhe ndjekja filloi. Ne jemi mbi fshatin në pyll.
Afër fshatit. Por, ku isha i shtrirë në mal, aty afër kishte një përrua.
Lum i vockël, nuk është lum i vockël, përrua.
Kryesisht, vendi është i lagësht, baltë.
Dhe tani, polici me pushkë, vjen në pozitën gatitu.
Ne jemi atje i gjithë njësiti. I gjithë njësiti ishte 15 veta.
Duhej të bënte vetëm një hap, ta kalonte atë përrua të vogël dhe do të vinte te ne dhe do të shkaktohej tollovi.
Nuk e bëri, që mos bëhet pa larë. U kthye prapa. Ngelën shëndoshë, e mirë.
Duhej të bënte vetëm një hap, ta kalonte atë përrua të vogël dhe do të vinte te ne dhe do të shkaktohej tollovi.
Nuk e bëri, që mos bëhet pa larë. U kthye prapa. Ngelën shëndoshë, e mirë.
Ata u kthyen prapa, u tërhoq ndjekja.
Por ajo, imagjino tani, të ngrihet ushtria të bllokojë tërë një mal dhe të organizohet ndjekje nëpër mal.
Ajo ishte një fuqi e madhe. Ku e gjetën gjithë atë fuqi?
Kjo është. Dhe kundër një fuqie të atillë, jehoi çeta e cila përbëhej vetëm nga disa njerëz.
Dhe kështu unë kreva partizanllëkun tim
me mendimin se veprimi jonë nuk ishte produktiv.
Këtë fillova ta diskutoj gjatë takimit në shtab. Ju thashë pse kështu dhe kështu.
Diçka u ndërmor, në kuptimin se do të shohim, ne duhet të rruajmë të gjallë fuqinë.
Ne nuk mund të luftojmë më ushtri
ama mund ta lëndojmë ushtrinë dhe ta torturojmë në këtë mënyrë.
Përfundimi ishte ai se, megjithatë njësitet partizane në rajonin e Manastirit e kryejnë funksionin e tyre.
Ju atëherë u larguat nga lëvizja partizane, për shkak të mospajtimeve ose njësiti u transformua...?
Epo tani, kjo është një storje tjetër.
U formua njësit tjetër. Në atë rajon të Bistricës.
Komandant i njësitit ishte Kole Kaninski. Kole ishte autoritet.
Ai është i biri i priftit Kaninski.
Ka kryer Fakultetin Juridik në Beograd dhe u bë avokat.
Dhe tani është pranuar anëtar i komitetit vendor.
U bë revizion i organizatës partizane në Manastir. Nga KQ i Jugosllavisë.
Nga 8 veta të... anëtarë të Komitetit vendor, ndër të cilët edhe Kole Kaninski
në takim erdhën vetëm 4.
4 mungonin, ndërsa të tjerët merrnin pjesë në atë takim të komitetit vendor: Llazar Kolishevski dhe Cvetko Uzunovski.
E dini Cvetko është Prespar, luftëtar spanjoll.
Dhe tani në rend të ditës është formimi i Njësitit partizan të Manastirit.
Ajo ndodhi në vitin 42. Jo, e një, para, para 11 tetorit.
Kjo do të thotë diku në muajin shtator. Takim.
Tani më thoni për ngjarjet që janë para hyrjes tuaj......te partizanët. - Ashtu.
Unë dua tu pyes më tepër rreth asaj kur u larguat nga lëvizja partizane në vitin 43 ose edhe më tej ishit pjesë e lëvizjes?
Unë isha komisar politik i çetës, çetës të parë, ndërsa Vasko Karagjelevski komandant i asaj çete
në njësitin e Goce Dellçev.
I të cilit komandant ishte Kole Kaninski.
Ndërsa Kole Kaninski, të thashë se i pari u kritikua gjatë mbledhjes se komitetit vendor.
Komiteti vendor kritikon, për shkak të Koles dhe për shkak të anëtarëve të tjerë
sepse nuk e pranuan vendimin të formohet njësiti partizan i Manastirit.
Në vitin 1941, ashtu?
sepse nuk e pranuan vendimin të formohet njësiti partizan i Manastirit.
Në vitin 1941, ashtu?
Po, që atëherë dhe më herët.
Dhe tani ai si komandant e udhëheq këtë njësit.
Isha atje, thashë, komisar i çetës
dhe vjen në atë njësit, ai me mbiemrin e njëjtë si tëndin Talevski Bllagoja
sekretar i komitetit vendor të KPMN.
Edhe ai do të formojë komitete vendore të LKJR, komitete vendose të partisë
dhe kështu me radhë, sepse Organizata e Manastirit tërësisht është e lënë pas dore.
Dhe: “Kë do ta marr, kë do ta marr?”, më shënoi mua të më marrë.
Atëherë fillova unë: “Nuk shkoj. Këtu është mirë. "Dhe kështu me radhë.
Donte tu mare si ilegal?
Mirëpo në fund thashë, tani, të bëj një grindje të madhe, nuk ka kuptim.
Partia jep direktiva, do të shkoj edhe unë.
Doja të them diçka për njësitin.
Ai njësit, të cilin e komandonte Kole
u bë i njohur me atë që kaloj nëpër pjesën e Maqedonisë së Egjeut
ndërsa çarmatosi shumë çeta në shumë fshatra në rajonin e Kosturit
u bë i njohur me atë që kaloj nëpër pjesën e Maqedonisë së Egjeut
ndërsa çarmatosi shumë çeta në shumë fshatra në rajonin e Kosturit
dhe përfundimisht u tërhoq përsëri në rajonin e Manastirit.
E tani, këtu morri direktivë të re të shkojë përsëri në Kajmakçallan
që së bashku me partizanët e rajonit të Tikveshit të formojnë brigadë.
Njësiti u nis, shkoj atje. E pranuan. E pritën. Dhe u bë pjesë e Brigadës së parë të Tikveshit.
Pas kësaj, morri disa detyra. Kryente detyra.
Dhe një kohë përsëri... u...
largua, mendoj fizikisht u nda nga brigada. Nuk është, si thuhet, e ligjshme.
Ai ende ishte pjesë e brigadës.
largua, mendoj fizikisht u nda nga brigada. Nuk është, si thuhet, e ligjshme.
Ai ende ishte pjesë e brigadës.
Në ato fshatra rreth Bistricës, ndodhi kapitullimi i Italisë.
Dhe vendosën, njësiti vendosi
të marrë armët që i kishin përdorur Italianët kur ishin atje.
Ndërsa në atë pjesë ishte stacionuar, në rajonin e Prespës
fshatrat, në disa punkte, njësite të ushtrisë italiane
ndërsa sipër në majë të Malit Baba ishte kufiri ndërmjet Bullgarisë dhe Italisë.
Italianët me tenda ruanin, atje ishte karakolli.
Dhe tani kur Italia kapitulloj, Gjermanët vendosën ti mbledhin armët e Italianëve.
Por edhe tanët gjithashtu vendosën ti marrin dhe filloi luftë.
Erdhi njësiti gjerman me kamion ti marrë armët.
U shkaktua një luftë serioze, ata gjuanin me armë edhe tanët gjuanin me armë. Ne kishim dy të vrarë në radhët tona.
Ata gjithashtu kishin dy të vrarë
por ata e morën armën dhe u larguan.
Tanët ngelën pa armë.
Do të thotë, ai njësit përsëri u kthye atje.
Thatë se keni pasur disa mosmarrëveshje si ka lëvizur njësiti
si ka vepruar. Kishit disa pasoja për këtë apo jo?
Jo. Jo, sepse unë ja shtroja pyetjet kryesisë:
“A është e drejtë ajo që bëhet ashtu?”
Taktika. Pastaj fitova satisfaksion
në atë rastin e Manastirit, kur e dënuan
ai KQ e dënoi Organizatën Partiake të Manastirit
me atë që e ndërroi komitetin vendor, të gjithin
në të cilin ishte edhe Kole Kalinski dhe Liljana Çelovska dhe nuk e di kush mbeti atje
dhe ngeli emri se Organizata e Manastirit nuk është bën.
Unë nuk u pajtova me këtë assesi sepse kisha dhënë edhe mundin tim, kisha investuar në atë organizatë.
Por atëherë nuk mund të diskutohej.
Sapo kritikoje diçka ndonjë organ partiak ose diçka tjetër, ajo nuk lejohej.
Dhe këtë e kuptuan si kritikë.
Sapo kritikoje diçka ndonjë organ partiak ose diçka tjetër, ajo nuk lejohej.
Dhe këtë e kuptuan si kritikë.
Filluan diçka të më, si thuhet, të më hedhin këtej andej, por asgjë nga ajo.
Nuk ndërmorën masa të mëdha. Nuk më dënuan. Nuk kisha dënime.
Ku e pritët çlirimin, vitin 44 flas, në Maqedoni?
E, 44-ta më gjeti në Pelister. Isha vetë.
Nuk kisha njësit dhe nuk jam me njësitin së bashku.
Pse? Sepse u grinda me Ivanin. Thashë: “Unë do të shkoj. Nuk ri më këtu.“
Më kapi një, një, si quhet
ai e ka emrin profesional si e quajnë mjekët... (nuk kuptohet)... më kapi frika
frikë patologjike.
Për në qytet? - Aha. - Ashtu. Cili Ivan?
Ivan ishte emri partizan i Bllagoja Talevskit.
Ai është kryesor, dhimbje e ilegalëve.
Edhe unë isha në Pelister, do të thotë,
shkova, sepse ai donte të më qetësoj, nuk donte të më lëshojë të shkoj:
“Ja shko jashtë, nëse nuk merr do frymë në qytet. Ja shko në fshat.“
Dhe kështu shkova në fshat.
“Ja shko jashtë, nëse nuk merr do frymë në qytet. Ja shko në fshat.“
Dhe kështu shkova në fshat.
Isha në... mbi fshatin Rotino dhe atje më gjeti lajmi se lufta përfundoi.
Erdhi Ivani nga qyteti, morëm dy kuaj prej atje.
Shkuam në Vranovci të Velesit.
Fshati Vranoci, në Veles, ishte qendra ku ilegalisht vepronin
Komiteti Qendror i partisë, shtabi kryesor dhe kështu me radhë. Do të thotë diçka si metropol.
Mendoj se atje betoheshe edhe “Nova Makedonija”.
Po. Dhe atje për herë të parë dëgjova për lirinë. Dhe kishte brohoritje, qitje me armë, gëzim dhe kështu me radhë.
Jo vetëm ata që ishin nën armë, partizanë, por edhe të popullit.
Edhe popullit i erdhi në majë të hundës dhe kështu e pritëm lirinë.
Unë ju faleminderit për ...
Mos më falëndero, unë ju bezdisa
sepse mënyra se si flas, e ndjeja edhe vetë se të vë në gjumë.
Nuk mundesha të flas. U mundova, e patë.
Disi desha humor të bëhet, atmosferë, për vëmendje.
Sa pata sukses, nuk e di.
Për mua ishit i shkëlqyeshëm. Unë ju ndëgjova.
Mirë. Ju faleminderit.